Në vendin tonë jeton gruaja 112-vjeçare, ajo bën një deklaratë të fuqishme. Ja sekreti i saj

Quhet fshati Rrapaj, e ndodhet pranë Memaliajt, vendi që mban një nga njerëzit më të vjetër jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë, nënë Mineko Rrapën.

Ajo ka lindur në 1906. Ishte fare e vogël kur nisi L.ufta e Parë Botërore. Ndërsa L.ufta e Dytë Botërore e gjeti me 6 fëmijë.

Dokumenti i identifikimit daton që nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

“Kisha një palë syze, por i hodha se më bënë më keq. Kam punuar në kooperativë. Shkoj për votime. Jeta është e bukur, por nuk jemi ne. Babai më la kur isha 6 muajshe, nëna kur isha 5 vjeç. U rrita jetime. Pi një kafe në mëngjes dhe në darkë ha çfarë të ketë bërë nusja”, thotë 112-vjeçarja.

Ajo ka 18 nipër dhe mbesa dhe 18 stërnipër e stërmbesa.