Në vëzhgim e hetim prej ditësh, arrestohet Bosi i shitjes së k.okainës

Ditë të tera mbajtur vëzhguar. Hetimet kishin mbledhur prova të forta për të.

Policia në Leçe kishte zbuluar një ndërtesë që shërbente si bazë për shitjen e d.r.ogës.

Në operacionin policor, policia prangosi Liridon Bosin, i lindur 25 vite më parë në Shqipëri.

Kjo ndodhi të enjten në mesditë në një ndërtesë në rrugën “Leuca”, Shqiptarit bashke me nje italian qe u arrestua po ashtu, iu gjetën çelësa të shumtë me vete.

Më pas, u ushtrua kontroll i imtësishëm në banesë ku brenda saj ishte Bosi.

Atje u gjetën 1 kg kokainë dhe të gjitha materialet e nevojshme për paketimin e dozave  përfshirë edhe një peshore elektronike si dhe ngjitës.

Të dy u arrestuan dhe pas përfundimit të formaliteteve, përfunduan në burgun “Borgo San Nicola” në Leçe.