Negociatat/ Basha thotë se kanë ardhur lajme të këqija nga Brukseli, flet edhe për arrestimet

“Kjo është një javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë”. Kështu e nis postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas kryeopozitarit, duke prekur edhe arrestimet e mbrëmjes së sotme te “Unaza e Re”, “nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku”. “Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane duke arrestuar dhu.nshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!”, shkruan Basha në reagimin e tij.