Negociatat/ Kri.sje brenda opozitës së bashkuar? Ish-deputeti i LSI iro.niz.on Bashën

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka reaguar dhe ka folur në lidhje me lajmin nega.tiv për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ai është shprehur për Ora News se integrimi evropian nuk është një çështje për tu llogaritur si fitore apo humbje e dikujt

“Mendoj se një sinjal u dha nga Bundestagu gjerman, nga partnerët tanë të cilët janë mbështetës të jashtëzakonshëm për integrimin e vendit. Mendoj që ishte kambanë e fundit që ra për të ndryshuar përqasjen, për të zgjidhur atë problematike të madhe që nuk mund të bëhet në mënyrë partizane, pra nuk mund të bëhet nga njëra anë e politikës. Po domosdoshmërish  kërkon një pakt kombëtar, një angazhim kombëtar të të gjitha anëve të politikës. Kërkon një ndryshim të mentalitetit. Nuk mund të jetë integrimi evropiane një çështje për tu llogaritur si fitore apo humbje e dikujt, ata që humbin janë shqiptarët”, tha Haxhinasto.