Negociatat me BE, shuhen shpresat, Franca i jep goditjen e rëndë Shqipërisë

“Mbledhja e djeshme e ambasadorëve të vendeve-anëtare të BE-së nuk solli përparim në pozitën e Francës për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, thonë burimet diplomatike franceze për MIA-n”.

“Nuk presim të ketë ndryshime më herët deri në vetë mbledhjen ministrore të martën në Luksemburg, asgjë nuk është ndryshuar në lidhje me javën e kaluar, vendimin duhet ta sjellë presidenti Emanuel Makron, sqarojnë për MIA-n të pranishmit diplomatik në mbedhjen e djeshme të ambasadorëve.

Negociatat mes vendeve anëtare të BE-së gjithnjë e më shumë fokusohen në ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, veçanërisht pas qëndrimit të Qeverisë holandeze dhe kushteve të parashtruara nga ana e Gjermanisë.

“Edhe pse disa vendeve nuk u pëlqen ndarja, derisa Franca ndalet pas atij pozicioni, me siguri do të pranojnë, më mirë një vend se sa asnjë të fillojë negociata, sikur edhe të jetë gjithçka do të varet nga Makron”, sqaron një diplomat i lartë nga një vend anëtar i BE-së për MIA-n./Burimi: MIA