Nëna nuk mbahej dot në këmbë, i ati ia nis vajit. Si u përcoll në banesën e fundit majori, baba i 3 fëmijëve (video)

Sot u përcoll në banesën e fundit major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Në të gjithë vendin flamuri është ulur në gjysmështizë.

Homazhet u zhvilluan në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ku të pranishëm ishin të afërm, bashkëshortja, tre fëmijët dhe prindërit e Tanushit. I pranishëm në homazhe ishte dhe Presidenti Meta.

Pas Apelit të Fundit për major, Klodian Tanushi, në nder të tij u mbajt një minut heshtje pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Më pas flamuri që mbulonte arkivolin e major Tanushit, është palosur dhe dorëzuar babit të tij. Ky i funidt me lot në sy e ka puthur duke i dhënë nderimin e fundit të birit.

VIDEO KETU