Nëna tregon si e gjeti vajzën të zh.veshur: I pashë nga dritarja, po nuk hyja dot, kisha frikë se…

Një vajzë e cila sot është 9 vjeç, ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike, pasi jeton në mes të mjerimit me nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën e vogël. Kjo përvec ngjarjes së rëndë që i ka ndodhur. Ajo është abuzuar nga babai prej dy vitesh që kur ishte në klasë të parë. Historinë e trishtë e ka rrëfyer për mikrofonin e Fiks Fare e ëma.

amaja kishte vazhdimisht dyshime për dhunën se.kusale që i shoqi ushtronte ndaj së bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet.

“Dyshoja sepse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpeshherë mua dhe djalin e madh na dërgonte te vëllezërit e mi. I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur, nuk e pranonte. Vinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha”, tregon e ëma e së miturës.

Momenti që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste.

“Nëse do të fliste, kisha frikë se mos e vriste vajzën”, tregon ajo.

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, ajo bashkë me vajzën ka shkuar në Komisariatin e Policisë dhe ka akuzuar bashkëshortin për dhunë seksuale ndaj vajzës së tyre 9-vjeçare.