Nënë e dy fëmijëve, Ledina Çelo del me tanga në Dhërmi, plasin keq komentet fyese

Ledina Çelo i ka çmendur të gjithë me foton e postuar se fundmi nga pushimet me familjen në Dhërmi.

Nëna e dy fëmijëve është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here publikon foto mjaft seksi, ku ekspozon trupin me forma perfekte.

E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka ndezur rrjetin social me një foto ku shfaqet me rroba banje dhe me kurriz.

Elegante dhe mjaft sensuale, këngëtarja ekspozon trupin me bikini braziliane dhe të gjithëve na ka lënë me gojë hapur.

Këngëtarja 42-vjeçare ka zgjedhur t’u urojë në këtë mënyrë ndjekësve të saj “mirëmëngjesi”. Kjo pozë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku disa nuk janë aspak dakord që nëna e dy fëmijëve të publikojë foto të tilla.

“Ate shplaft mortja ty .nene me dy femije e thua mirmengjes me byth”, shkruan një ndjekëse e këndëtares, të cilës një tjetër i kundëpërgjigjet duke i thënë se ajo ka jetën e vet: “Se eshte nene zdo te thote te mos veshe cfare te doje,apo te dale si ka qejf.Ajo ka jeten e vet,kur e le ai qe e ka,ne sjemi askush ta gjykojme..”.