Nëse ju ndodh kjo gjë gjatë shtatzënisë, fëmija juaj do të lindë i zgjuar

Një studim tregoi se hormonet që shkaktojnë përzierjet në mëngjes janë të njëjta me ato që lidhen me zhvillimin më të madh të trurit tek fëmijët. hulumtimet e botuara në “the journal of pediatrics” zbuluan se përzierja që ndodh gjatë shtatzënisë është një shenjë e shkëlqyer e një iq të lartë tek fëmijët.

Përveç kësaj, sa më e lartë është intensiteti përzierjeve aq më i lartë do të jetë inteligjenca e parashikuar e fëmijëve. Studimi përfshinte 121 gra që mbetën shtatzëna midis 1998 dhe 2003, dhe nivelet e IQ të fëmijëve u analizuan kur ata ishin midis 3 dhe 7 vjeç.

Studime të tjera, zbuluan se përzierjet në mëngjes gjatë shtatzënisë janë një shenjë e mirë, pasi ajo lidhet me një normë më të ulët abortimi. Me fjalë të tjera, përzierjet në mëngjes kanë një funksion mbrojtës, sepse kjo do të thotë që nivelet e hormoneve janë mjaft të larta për të mbajtur shtatzëninë. Por kjo është hera e parë që është zbuluar se të përzierat  tregojnë se fëmijët do të jenë më të zgjuar kur të vijnë në jetë.

Përzierjet e mëngjesit nuk janë aspak të këndshme, por duke e ditur se e gjitha kjo ka kuptim, na bën t’i shohim gjërat ndryshe. Shtimi i gonadotropinës humane (GCH), çka shpjegon përse e keni atë përzierje të bezdisshme në mëngjes, krijon një mjedis ideal për placentën dhe për zhvillimin më të mirë nervor të fëmijës./ Revista Psikologjia/