Nëse keni këtë karakteristikë, keni shanse të vdἰsni për dy vite



Një studim i bërë së fundmi ka ngritur dyshime se personat që kanë tipare armiqësore të karakterit, përfshirë sarkazmën, cinizmin, inatin, padurimin, ose nervozizmin, rrezikojnë të pësojnë sulme në zemër, përfshirë edhe vdes.je brenda dy viteve.



Kjo mund të ndodhë për shkak të negativitetit të vazhdueshëm, i cili rëndon shëndetin dhe se këta persona kanë më pak mundësi të kujdesen edhe për mirëqenien e tyre.



Sipas studiuesve karakteri mund të ndikojë në zemër përmes mekanizmave të sjelljes dhe psikologjisë. Ata që janë armiqësorë, kanë rritur kohën e mpiksjes së gjakut, kanë nivele më të larta të adrenalinës, mbi nivelet normale të kolesterolit dhe të triglicerideve, thanë studiuesit.