Nëse keni plane për nesër, bëni mirë të shikoni motin… paskemi surpriza!

Reshjet e shiut duket se do të dominojnë ditët e fundit të Janarit dhe sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pritet që të ketë ulje temperaturash.

Për ditën e nesërme moti do të jetë i vranët dhe rreshje shiu me intesitet të ulët deri në mesatar në perëndim të vendit.

Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi maksimale deri në10- 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 0/6°C
Zonat e ulëta 8/15°C
Zonat bregdetare 9/16°C