Nëse PD fiton Shkodren ka një surprizë të madhe, mësohet se Kryemadhi…

Koalicioni PD – LSI per zgjedhjet vendore mund te fuse ne sherr seline blu me partite e tjera aleate te vjetra dhe mund te ndryshoje shume balanca ne menyren se si deri me sot demokratet kane drejtuar bashkite ku jane fitues.

E nese flitet per nje fakt te tille, me e ndjeshme kjo ere e re ndryshimi do te ishte ne Shkoder, bashkia me e madhe qe sot drejton PD, e ku me afrimin e LSI-se, nese gjithmone do te arrijne te fitojne ne zgjedhjet e 30 qershorit 2019, do ti ndryshonte strukturen e organizimit.

Burime per Shkodranews bejne me dije se Kryemadhi nuk do te tregohet doreleshuar nga torta e pushtetit dhe per cdo bashki fituese, do te kerkoje qe te pakten 20 deri ne 30% te pushtetit, PD ta ndaje me LSI-ne. Nje detaj i tille nuk shkon as me shume as me pak, por drejt nje perkeqesimi te marredhenieve qe automatikisht ka patur deri me sot PD me aleatet e vjeter, por edhe ne gjirin brenda saj.

Nje gje e tille ndodhi edhe ne kohen e kryeministrit Sali Berisha, kur ministrite u detyruan ti lene LSI 40% te posteve ne administrate. Asokohe hatermbetjet ishin te medha e gjithashtu largimet nga puna lane shije jo te mire tek demokratet qe pasi punuan ne fushate dolen te pambrojtur. E oreksi i LSI edhe ne kete rast eshte i madh, ku te njejtat burime thone se nese gjithçka shkon sipas parashikimeve ne Shkoder, do te kerkohet nje post i nenkryetarit te bashkise dhe dy ose tre drejtori qe jane varesie.

Kjo do te vije e diktuar edhe nga numri i keshilltareve qe do te dalin nen siglen e kesaj force politike, pasi domosdoshmerisht ato jane edhe vota te perkthyera per cdo vendim apo hap qe do te ndermarre bashkia Shkoder.

Shenjat jane dhene qe tani pasi LSI e ka votuar buxhetin e bashkise Shkoder dhe disa vendime te tjera, duke lene nje rruge hapur per te sheshuar qe tani pakenaqesite qe mund te lindin. Nese kjo do te pranohej nga PD ky do te ishte rasti i pare qe bashkia Shkoder nuk do te drejtohej vetem nga te djathtit, e ku PD do te shenonte humbjen e pare te territorit./ShkodraNews