Nesër “funerali” i njërit kah politik! Do mbijetojë Rama apo Basha-Mona?! Nis rruga e fitores për popullin shqiptar

Mbetet për të parë, kush do t’i mbijetojë fortesës dhe kush do të dorëzohet. Ama, nesër nis fitorja e popullit shqiptar …

Opozita shqiptare do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e paralajmëruar prej kohësh, për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të nisë në orët e paradites, para Kryeministrisë, dhe nuk dihet sa do të zgjasë.

Ndërkombëtarët iu kanë bërë thirrje liderëve të opozitës të shmangin dhunën gjatë tubimit, pasi autoritetet shqiptare kanë dhënë alarmin se do të ketë persona me precedentë penalë. Nuk dihet se çfarë po përgatitet nga opozitarët e PD dhe LSI dhe çfarë do të ndodhë ditën e nesërme, por një gjë e sigurt. Dita e shtunë do të shërbejë si pikënisje për fitoren e popullit shqiptar, i cili ka vuajtur për 28 vite rresht nga kjo kastë e korruptuar politike.

Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pak ditë më parë, kur në një studio televizive deklaroi se 16 shkurti do të japë me patjetër një goditje të fortë politike. Vetë Monika e ka pranuar se nesër populli do të zbythë njërin kah të kësaj “bande” politike, qoftë ajo e PD dhe LSI së bashku, apo qoftë PS e Edi Ramës.

“Po të jetë nevoja, për ta çliruar duhet të ikim të gjithë sa jemi, edhe unë edhe Lul Basha, e të gjitha opozita ikim. Por do ikë edhe ai bashkë me ne, me të gjithë kriminelët e tij, sepse fundja fundit se kjo lëvizje do o sot o kurrë për të ndryshuar njëher e përgjithmonë për të iku Shqipëria nga sistemi i individitit”, kështu u shpreh Kryemadhi, pak ditë më parë, duke dhënë mesazhin se nesër dikush do të rrëzohet nga populli.

Për këtë arsye, qëndresa popullore e ditës së nesërme pritet të jetë e fortë dhe masive, ku ose do të rrëzojë nga karrigia e pushtetit Edi Ramën, ose do të tregojë dështimin total të opozitës shqiptare, duke larguar kokëulur Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën. Mbetet për të parë, kush do t’i mbijetojë fortesës dhe kush do të dorëzohet. Ama, nesër nis fitorja e popullit shqiptar …