Nesër ka ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por Vllaznia….

Ditën e nesërme në orën 18:00, Vllaznia në basketboll për meshkuj luan ndeshjen më të rëndësishme deri tani të këtij sezoni. Kuqeblutë presin në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Kamzës. Një rival direkt për mbijetesë.

Sigurisht që do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por me kuqeblutë më të avantazhuar për shkak të lojtarëve të huaj dhe tifozerisë shkodrane. Pikërisht kjo e fundit do të luajë një rol të madhe në këtë sfidë, pasi konsiderohet lojtari i 6-te.

Jo më kot, më herët, drejtuesit e klubit Vllaznia në basketboll, i kanë kërkuar tifozerisë shkodrane të jetë sa më e shumtë në këtë takim delikat, ashtu siç përkrahën skuadrën edhe ndaj Goga Basket. Por, këtë herë premtojnë se rezultati do të jetë ndryshe, do të synohet vetëm fitorja dhe Vllaznia i ka mundësitë për ta arritur një gjë të tillë. /ShkodraNews

Lexo edhe: