Nesër opozita ‘derdhet’ në shesh, por Rama ka planifikuar një lëvizje të rëndësishme

Dita e shtunë, e 11 majit, do i gjejë opozitarët sërish në shesh, përpara godinës së Kryeministrisë ku në orën 18:30 kanë njoftuar se do të mblidhen për të kërkuar sërish dorëheqjen e Edi Ramës.

Por në kampin ngjyrë vjollcë, pra në selinë e PS, parti të cilën e drejton po Rama, duket se gjërat po rrjedhin normalisht drejt përgatitjeve të 30 qershorit.

Një ditë përpara mbledhjes së kryesisë së Partise Socialiste, ku pritet të zyrtarizohen emrat e 61 kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama do të takohet këtë të premte me drejtuesit politik të 12 qarqeve.

Takimet pritet të nisin në zyrën e kryeministrit do të hyjnë njeri pas tjetrit drejtuesit politike të qarqeve për të diskutuar emrat e atyre që do te garojnë nën singlen e Partise Socialiste.

Edhe pse kanë qarkulluar një numër i madh kandidatësh, gjithçka pritet të zyrtarizohet mëngjesin e së shtunes.