Neveri/ Ilir Beqja që ha 1 drekë sa 5 pensione; propozon t’u hiqet pensionistëve 3000 lekëshi i Vitit të Ri

Ikona e korrupsionit 1.3 miliardë Euro PPP e tendera në shëndetësi; dhe pronar i një restorant 1 milionë Euro në qendër të Tiranës e 4 biznese që përlajnë nga 10 milionë Euro tendera në vit, është “tellalli” paralajmërues edhe për këtë poshtërsi që ka menduar të bëjë kryepazarxhiu i Surrelit ndaj të moshuarve, invalidëve e familjeve me ndihmë ekonomike



Propozimi i Ilir Beqjes, për të hequr shpërblimin e Vitit të Ri për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike, është skemë paralajmëruese e Ramës, për të mos e dhënë 3000 lekshin lëmoshë.



Djalli i korrupsionit në shëndetësi dhe në tenderët publik, bërë me firmat e tij, maskuar pas emrit të gruas e miqve të saj; tha në media, se pensionistët nuk duhet të kërkojnë shpërblimin 3000 lekë për Vitin e Ri.

Restoranti i Ilir Beqjes


Sipas Beqjes, pensionistët, invalidët dhe ata me ndihmë ekonomike, duhet të mos e kërkojnë shpërblimin lëmoshë; mbasi sipas tij, qeveria nuk ka fonde, por nuk sqaroi se ku është përdorur ky fond i posaçëm, planifikuar në buxhetin vjetor.

Restoranti i Ilir Beqjes

Madje, Ilir Beqja, që koston e 1 dreke qejfi e ka sa 5 pensione pleqërie, i bëri thirrje medies, të mos thotë asnjë fjalë për shpërblimin e pensionistëve; sepse sipas tij, pensionistëve “u hapet oreksi e i vërsulen qeverisë për shpërblimin e Vitit të Ri”.

Nuk është rastësi, që dhe për mos-dhënien e 3000 lekëve shpërblim të pensionistëve, invalidëve e familjeve me ndihmë ekonomike, finoku Edi Rama përdori “vemjen” Ilir Beqja, si “tellall” testues e pas tij, të dalë ta përgënjeshtrojë për t’u çfaqur si “kryeministër human”… sa për vota.

– Këtë gjë bëri Rama, në muajin mars 2020, kur filloi debati për pagat e luftës në biznese, duke nxjerrë paraprakisht “tellallin” Ilir Beqja në media, për të thënë se pagat pa punuar janë “çmenduri buxhetore”, por pas reagimit të popullatës, doli vetë Rama e tha se pagat do jepen.

– Në muajin prill, Rama nxori përsëri Ilir Beqjen në media, të bënte propozimin për uljen e pensioneve me 40%; heqjen e ndihmës ekonomike dhe taksën e detyruar 10% të pagës për çdo të punësuar në privat e shtet, deri në fund të krizës së pandemisë, por pas tij e përgënjeshtroi Rama. Në muajin qershor, Rama nxori përsëri Ilir Beqjen në media, të justifiikonte se përse qeveria, nuk duhej të kalonte në shërbim të pagave të luftës, fondet e PPP të Check-up, laboratorëvëe, pajisjeve mjekësore, pompave të naftës e 3 landfilleve.

Sa herë gjendet në krizë financiare, kryeministri nuk ndalon korrupsionin, luksin, shpenzimet e zyrave, udhëtimet nëpër botë e PPP-të; por u vërsulet pagave e pensioneve të shtresave të varfra; dhe përherë, përdor të pa-skrupullin Ilir Beqja./Pamfleti