Nga depresioni tek kilet e tepërta/ 10 ditë pas lindjes, Arbana zbulon ç’po ndodh me të



Moderatorja e njohur Arbana Osmani e cila u bë nënë për herë të dytë, e një djali të quajtur Diel ka ardhur shumë shpejt në formë perfekte fizike dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.



Por si ia ka dalë Arbana të ketë këto linja, fare pak ditë pas lindjes?



Në postimet e fundit Arbana ka zgjedhur të tregojë hapat që ka ndjekur me përpikmëri nga ushqimi i shëndetshëm, të pish shumë ujë dhe hapa të tjerë që mund t’i lexoni në postimet më poshtë.

“Fillimisht gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm, shumë perime , shumë fibra, pak embëlsira dhe shumë ujë. Doktori im ishte shumë i rreptë lidhur me shtimin e peshës, dhe më këshilloi që të mos shtoja më shumë se 8-10 kilogramë dhe kam ngrënë shpesh edhe pak.

Sot 10 ditë pas lindjes, jam 3 kg më shumë sec isha para shtatzënisë, tjetër punë që isha një 3 kg më shumë sesa duhet të isha zakonisht. Pas një jave fillova një regjim me 1800 kalori, që është më shumë me fibra, proteina, pak karbohidrate, pothuaj 0 ëmbëlsira“, shkruan më tej ajo.

Ndërsa ka folur dhe për depresionin pas lindjes që është prezent te shumë gra, por që te vetë ajo për fatin e mirë nuk ka gjetur vend.