Nga Dhërmiu, në Pogradec, fatura e një prej restoranteve atje do ju habisë

Ndërsa faturat e kripura nga Jugu na kanë habitur e lënë pa fjalë, e njëjta gjë ndodh edhe kur shohin faturat nga Juglindja e vendit.

Teksa ditën e djeshme mësuam se në Dhërmi faturohen në kupon edhe karriget e tavolinave ku jeni ulur, në Pogradec ndodh tërësisht e kundërta.

Qyteti me liqenin e mrekullueshëm dhe peizazhet relaksuese ofron jo vetëm qetësinë, por ka edhe çmime të përballueshme.

Një person i cili ka dërguar foton, është shprehur:

Përshëndetje, fatura ne Pogradec sa nje racion djathe ne Sarande.”