Nga dro.ga të alkooli, Basha do t’i bëjë për ‘një lek’ kandidatët për deputetë…të dhëna sh.okuese



Sipas Partisë Demokratike po përgatitet një ‘vetting’ i vërtetë për të 3600 emrat e propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandidatë për deputetë dhe kryebashkiakë.



PD do tt’i kalojn përmes filtrit të kontrollit nga Komisioni i Vlerësimit.



Në formular bie në sy një seksion i veçantë, në të cilin të gjithë kandidatët duhet të përgjigjen nëse kanë qenë ose jo të përfshirë në veprimtari politike gjatë periudhës së komunizmit nga data e çlirimit të vendit, 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991. Nisur nga fakti se lu.ftën kundër kultivimit, tr.afikut dhe përdorimit të na.rkotikëve PD e ka shndërruar në kalë beteje në lu.ft.ën e saj politike, kandidatëve u kërkohet në tregojnë nëse kanë përdorur substanca të paligjshme narkotike ose kanë varësi nga alk.ooli.

Edhe aspekti emocional dhe psi.kologjik i kandidatëve do vlerësohet seriozisht, pasi atyre u kërkohet të tregojnë nëse janë konsultuar ndonjëherë me një psikolog dhe/ose psikiatër në lidhje me gjendjen tuaj emocionale ose mendore, apo a keni qenë ndonjëherë i shtruar në institucionet shëndetësore për këtë arsye? Ndër shumë të tjera, përgjigje duhet të jepen edhe pyetjeve nëse janë pranuar ndonjëherë dhurata me vlerë mbi 10 mijë lekë apo trajtime preferenciale të ofruara për shkak të ushtrimit të një funksioni publik, si dhe nëse kandidati ka vesin e bixhozit.

Këto pyetje e dhjetëra të tjera do të mbajnë të mbërthyer Komisioni e Vlerësimit, I cili në fund të procesit do hartojë listën e kualifikuarve.