Nga e dinte Rama? Meta tregon drekën sekrete: Kur ai më përshëndeti nga Skrapari, telefonova Ruçin, por…

Nga e dinte Rama se Meta do cdekretonte daten e zgjedhjeve?

Ja cfare tha Ilir Meta ne konfernce:

Kemi pasur një drekë jo sekrete.

Kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sesa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe për tejkalimin e saj. Dhe i takonte atij si kryeministër të kërkonte një datë tjetër.

Që në 24 maj kam qenë i gatshëm për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për shfuqizuar 30 qershorin dhe për të gjetur një datë tjetër.

Kjo kërkesë nuk ka funksionuar dhe 2-3 ditë para se të merrej vendimi, Rama ka qenë në një emision dhe e ka bërë të qartë që pala e tij nuk do ta mendonte. Nuk kam bërë ndonjë tentativë për të komunikuar, për arsye se ai më ka nderuar duke vizituar vendin tim të origjinës.

Kam bërë një përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës. Kjo ka qenë aryseja pse Ramës nuk ka qenë i surprizuar. Unë mbeta i surprizuar nga reagimi i tij.