Nga flori tek Majlinda Bregu, ja si dukeshin VIP-at para 10 vitesh. Nuk keni për t’i njohur

Këto ditë, po gëlon në rrjete sociale moda më e re, ajo e postimit të një fotoje të 10 viteve më parë, duke e krahasuar me një foto të ditëve të sotme.

Padyshim që nuk është një sfidë aq e lehtë, madje për disa mund të jetë edhe më e rëndë se ajo ku hidhnin akull sipër kokës. Kjo sepse disa foto të së kaluarës, jo vetëm që nuk do të donin t’i bënin asnjëherë publike, por mundësisht t’i zhduknin edhe nga albumet personale.

Nuk janë të paktë njerëzit, sidomos Vip-at të cilët nuk preferojnë që të publikojnë fotot e dikurshme. Këtë kompleks e kanë më së shumti femrat, por sidomos ato, që gjatë këtyre viteve kanë bërë ndërhyrje plastike dhe krahasimi me fotot e së kaluarës i nxjerr ato zbuluar.

Ne kemi parë se si shumë personazhe Vip e kanë pranuar sfidën më të re të rrjeteve sociale dhe kanë nxjerrë fotot e 10 viteve më parë. Ato janë kujdesur që të nxjerrin fotot të mira, mundësisht foto të bëra nga profesionistë apo foto kopertinash.

Ndërkohë që sfida e vërtetë do të ishte po të krahasoheshin me foto të rastësishme, foto paparazzi dhe mbi të gjitha të papunuara me photoshop. Në këtë frymë, ne do të publikojmë për disa numra, foto të personazheve Vip, bërë nga paparazzi ynë 10 vite më parë.

Dhe as nuk duhet të keni më të voglin dyshim që fotot tona janë bio, të paprekura fare. Nuk ka rregullime dhëmbësh, ngritje vetulle, konturim fytyre etj., çdo foto është ashtu siç kanë qenë me të vërtetë, 10 vite më të rinj, me ndonjë defekt të vogël estetik, por që ngjajnë kaq bukur kështu, të vërtetë, pa ato filtrat e bezdishme që i kthyen të gjithë në Barby perfekte.

flori-mumajesi

Flori Mumajesi duket që në vite ka ndryshuar, por për mirë. Vetëbesimi, rritja në karrierë dhe biznes, e ka bërë atë që të duket më i pashëm.

majlinda-bregu-2

Majlinda Bregu, nga ana tjetër, ka një ndryshim shumë pozitiv në vite, që nga linjat e deri te portreti.

xhemi-shehu

Xhemi Shehu ka qenë gjithnjë një bukuroshe, ndërkohë që në vite ka eksperimentuar pa fund me flokët.

ciljeta

Për Çiljetën asgjë nuk ka ndryshuar këto 10 vite, është po e njëjta, ndërkohë që motrat Koçi janë zbukuruar edhe më shumë, sidomos Eni, e cila para 10 vitesh ishte akoma fëmijë.

greta-eni