Nga Kejvina te Xhisiela, vjen mesazhi i koduar për Redjan Rrajën? ‘Zoti është i madh’

E mbani mend Xhisiela Malokun? Vajza e cila denoncoi djalin e deputetit socialist Rahman Rraja, Rexhep Rrajën dhe ky lajmi bëri bujë të madhe ne media.

Por ne fund ishte prape Xhisiela qe u tërhoq nga denoncimi për djalin e deputetit dhe deklaroi se tashmë më atë ishin miq.

Së fundmi ajo ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka rënë në pranga Redjan Rraja, pikërisht kushëriri i Rexhepit, që Maloku e ka denoncuar për për dh u nim dhe p resion, 26-vjeçarja ka shprehur ‘kënaqësinë’ që drejtësia po shkon në vend.

Në një postim në Insatastory Xhisiela shkruan:

Se Zoti është i madh, të drejtin as një ushtri s’e rrëzon.”

Rraja u a k uzua gjithashtu edhe nga ish-efektivi i policisë së Krujës Emiljano Nuhu, i cili mori përsipër çështjen e Xhisielës. Sipas Nuhut ishte “Dara” i Krujës ai që e ka telefonuar dhe i ka thënë që të mos merret më me familjen e tij, pasi mund ta ‘shkrijë të gjithë komisariatin’.

Madje në bisedë e sipër, Redjan Rraja e ka quajtur ‘ku*vë’ Xhisiela Malokun.

Kujtojme se Policia ka marre ne pyetje edhe Kejvina Kthellen e cila doli te kete shoqeri me Redjan Rrajen dhe kishte telefonata te shpeshta me te.