Nga lapsusi i Policisë tek dyshimet se e bëri për të mbuluar mikun e saj, ç’ndodhi të shtunën me Oriola Marashin kur në makinë iu gjet lënda e dyshimtë

Dalin detaje të reja nga ndalimi i modeles Oriola Marashi nga policia pasi ne makine iu gjet ne nje qese farmaceutike lende n.arkotike.

Shërbimet e Komisariatit Nr.3 e kanë ndaluar për disa minuta mbremjen e se shtunes dhe gjate një kontrolli te rastësishëm teksa udhëtonte me makinë, ajo u përball per here te parë me Policinë.

Rrjedhimisht, tashmë ajo do të përballet edhe me organet e drejtësisë, pasi do të jetë Prokuroria e Tiranës që do të vendosë nëse çështja do të pushohet apo do të dërgohet në Gjykatë.

Burime nga Policia thanë se ajo po udhëtonte me një automjet tip “Audi”, bashkë me një mik të sajin, kur një pikë kontrolli në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Laprakës, i ka bërë shenjë për të ndaluar. E në kuadër të masave të shtuara, që tashmë ka marrë Policia e Shtetit, për të luftuar k.r.i.minalitetin në vend, është ndaluar edhe modelja seksi e mjaft e njohur.

marashi

Por pavarësisht kësaj, duket se efektivët e Policisë nuk janë “lëkundur” nga qëndrimi i tyre për t’i bërë kontroll makinës. Me këtë rast, nuk është se në duart e Policisë përfundoi ndonjë “peshk i madh” apo ndonjë “i fortë” i botës së k.rimit, por u gjet një sasi e vogël h.a.s.hashi. Nëse Oriola mori përsipër d.rogën për të shpëtuar nga shoqërimi mikun e saj, kjo nuk mund të thuhet, për aq kohë sa në komunikatën e Policisë, ndonëse i shkruar gabim, përmendet vetëm emri i modeles së njohur dhe nuk thuhet asnjë fjalë për mikun e saj. Megjithatë, pas verifikimeve paraprake, Oriola Marashi u la e lirë, por ndaj saj nisi procedim penal dhe materialet mësohet se janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, shkruan sot Panorama.