Nga magjistratura prokurori në Shkodër, kush është i riu që po mban mbi super peshë të madhe

Gëzim Spahiu është prokurori i ri që zyrtarisht prej 12 shkurtit 2020 do të shërbejë në prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkoder. I riu nga Tirana është një prej 25 studentëve magjistratë të rinj të shkollës së magjistraturës në Shqipëri që në vitin 2019 përmbylli studimet duke u diplomuar. Ai ka kryer studimet në Tiranë, e më pas ka kaluar një sërë shkallësh kualifikimit për të rinjtë që ndjekin studimet në fushën e drejtësisë, që nga ELSA, Këshilli i Europës, e deri tek programet e financuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Spahiu ka kryer praktikën si prokuror i asociuar prej korrikut 2018 deri në qershor 2019 në prokurorinë e Tiranës dhe tashmë vjen drejtëpërdrejtë si prokuror në një organ të rëndësishëm e në një qark mjaft problematik si Shkodra. Se sa do të arrijë ta mbajë këtë peshë Spahiu kjo mbetet për tu parë, në varësi të çeshtjeve që do ti ngarkohen por edhe të mënyres se si do të jetë çasja ndaj tyre, duke qënë se vettingu ka shkaktuar jo pak konfuzion dhe vështirësi në sistemin e drejtësisë ku dhjetra prokurorë e gjyqtarë po bien. I mbështetur nga Amerika dhe Bashkimi europian, ky proçes është tejet i rëndësishëm dhe madje është cilësuar si “rilindje” e një sistemi që për 30 vite ishte në shenjestër të akuzave e mosbesimit që qytetarët fituan nga vendimet e dhëna prej togave të zeza. 10 magjistratët e rinj që sot nisin punën si prokuror kanë marrë mbi supe një barrë të rëndë, për të cilën varet se sa janë të vetëdijshëm, por një gjë është e sigurtë se ata nisin një rrugë të vështirë, në një sistem të minuar, e ku shpresat e ndërkombëtareve por edhe shqiptarëve varen nga këto toga të reja, që nuk janë pluhërosur apo bërë pis nga vendimet e errëta të së shkuarës.