Nga Shkodra në Vlorë, panik i madh mbrëmë. Forca të shumta policie dolën në rrugë, po kërkohet…

Forca te shumta policie te FNSH e RENEA blinduan mbremjen e djeshme Jugun e vendit.

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ka vene ne lëvizje policinë, e cila ka nisur një aksion në Tiranë, Lushje, Vlorë, Durrës, Shkoder dhe Fushë Krujë. Dyshohet se në këto qytete fshihen autorët e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoj.

Mësohet se në këtë aksion është përfshirë edhe FNSH dhe Forca Operacionale e Tiranës.

Policia është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të Redjan Rrajës, i cili u arrestua dy ditë më parë.

Rraja nuk ka pranuar akuzat, ndërsa Prokuroria pretendon se në një prej sendeve të gjetura në makinë ka gjurmë të gishtave të shtetasit Redjan Rraja.