Nga turi botëror te jeta in.time, paskemi të reja nga Elhada Dani



Një prej këngëtareve më të mira shqiptare, Elhaida Dani, është shumë e dashur për shqiptarët.



Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “ABC e Pasdites”. Moderatori paraqiti para këngëtares merakun e gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, nëse jetonte me qera apo e kishte blerë shtëpinë në Trieste. Me të qeshura të forta këngëtarja u përgjigj që tashmë kishte një shtëpi të sajën në Itali.



“Sa shumë doni me dit! Është e imja, është e imja”.

Ndërsa një kuriozitet i shqiptarëve shuhet, një tjetër ndizet! Në këtë bisedë miqësore e me humor, moderatori Peçi e ngacmon nëse ishte në një marrëdhënie apo jo.

Këngëtarja ka qeshur nga ana tjetër e ekranit duke kërkuar që të kalonte tek pyetja e rradhës.