Nga.cmimet e policëve/ Protestojnë studentët e Shkodrës

Studentët e Universitetit të Shkodrës protestojnë kundër rasteve të fundit të policëve që janë shfaqur duke ngacmuar s*ksualisht.

Të ulur në tokë dhe me pankarta në duar me mesazhin: “Stop dhunës, stop përdh.unimit” ata kanë bllokuar hyrjen e komisariatit. Gjatë qëndrimit përpara komisariatit, studentët këndojnë Himnin Kombëtar e këgë të tjera patriotike,

Me këtë protest ata kanë mundur të bllokojnë brenda godinës të gjtiëh efektivët që duan të dalin me makina.

Shkak për këtë protestë u bë videoja e publikuar në media e policit në Malësinë e Madhe, Behran Bajrakurti i cili i dërgonte video intime një 15-vjeçareje si dhe një rast i tentativës së përdhunimit të një studenteje në fakultetin Juridik të Shkodrës nga një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Rasti i dytë u publikua nga ish-kryeministri Berisha, i cili i referohet mesazhit të nisur nga një student i këtij universiteti, i cili i shkruan se prej dy ditësh një polic i veshur civil ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë.