Ngatërroi himnin tonë kombëtar, UEFA dënon ash.për Francën

Pas gabimit të rëndë të ngatërrimit të himnit të Shqipërisë dhe fillimit me vonesë të takimit Francë-Shqipëri, Franca ka marrë një dënim të rëndë nga UEFA.

Një gjobë 20 mijë euro Federatës Franceze të Futbollit. Në takimin e 7 shtatorit, francezët gabuan me himnin, duke e ngatërruar atë shqiptar me të Andorrës.

Kjo bëri që në “Stade de France” sfida Francë-Shqipëri të fillojë me 7 minuta me vonesë.