Ngeli në provimet e shkollës, por partia e emëroi sekretar të…

Nga Kastriot Dervishi

Kuadri i Partisë së Punës me shumë probleme politike e kulturore në formimin e tij, herë pas here i nënshtrohej detyrimit për të mbaruar arsimin fillor apo atë të mesëm.

Partia përveç kësaj porosie hapi për kuadrot kurse, shkollën e partisë apo universitetin politik 2-vjeçar të natës (funksionoi pak kohë). Për të qenë në nivele drejtuese të partisë duhej si garanci biografia politike. Por kur vinte puna te sekretarët e parë në rrethe, partia nuk shihte shumë shkollimin, por të kaluarën politike. Në kurset e shkollat e ndryshme, ndër të tjerë, kuadri Maksut Selenica, i përcaktuar për t’u emëruar instruktor në komitetin e partisë së rrethit, doli dobët me provime. Për këtë arsye, partia me vendimin e datës 25.7.1960 nuk e emëroi instruktor në komitetin e partisë, por në postin më të lartë të komitetit të partisë së rrethit, sekretar të parë.