Ngjarja e bujshme e Rinasit që u harrua pak nga pak, sot merret vesh diçka b.ombastike

Në opinionin publik u harrua pak nga pak, por mesa duket autoritetet po vijojnë nga puna.

Për ngjarjen e bujshme të Rinasit ndodhur disa muaj më parë, ku mbeti i pajetë truri i organizimit të asaj g.rabitje, Admir Murataj, sot dalin detaje të reja.

Në bazë të veprimeve hetimore të kryera, si dhe informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, policia bën me dije se është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i 48-vjeçarit Hasan Kanaçi.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme në vlerë monetare në valutë dhe në lekë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.