Ngjarja e rëndë që t.ronditi vendin sonte, reagon Policia zyrtarisht

Policia ka dhene detaje nga ngjarja e rende qe ndodhi mbremjen e sotme ne Peqin.

“P.l.agosi me a.rmë z.jarri një 31 vjeçarin në Qytetin e Peqinit , Policia në kohë reale identifikoi autorin.

Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me a.rmë z.jarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”.