Ngjarja e Vlorës/ Ish-deputeti: Dhimbje pa kufi, ja çfarë duhet bërë pas masakrës tragjike

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ka prekur të gjithë opinionin publik. Një reagim i ndjerë është shprehur edhe nga ish deputeti, Namik Dokle. Ai propozon se duhet ndërmarrë një sërë masash nga institucionet shtetërore pas masakrës së sotme në Selenicë, ku 8 persona mbetën të vdekur.

Në një shënim në rrjetet sociale, Dokle shprehet: CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE??? Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat. Cfare duhet bere pas kesaj? 1- Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit. 2- Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje. 4- .Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje. TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!