Ngjarje e rëndë, 35-vjeçari hidhet nga pallati

Një 35-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës në Korçë. Burime bëjnë me dije se M. Prifti është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

35-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, nuk dihen arsyet që e çuan të marrë këtë vendim fatal për jetën, por dyshohet se vuante nga depresioni.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.