Ngjarje e rëndë/ Aksident me makinë, humb jetën këngëtari i njohur, vetëm 33 vjeç

Një aksident me motor i ka marrë jetën në moshën 33 vjecare DJ Arafat, raportojnë mediat e huaja.

Muzikanti i njohur u përplas nga një makinë ndërsa po hipte me motor në Abidjan, Bregu i Fildishtë.

Krijuesi i hitit Moto Moto u nis me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Ai ishte i njohur për muzikën e tij të veçantë vallëzimi “coupé-decalé” që vuri notat hip-hop me ritme të shkurtra, tërheqëse, duke mbledhur disa çmime si “Artist i Vitit” për zhanrin në 2016 dhe 2017./ ShkodraNews/