Ngjarje e rëndë, kampistin e fusin në kurth në ashensor për ta grabitur, çfarë ndodhi pak minuta më parë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Një kambist mësohet se është grabitur me dhunë në lagjen nr. 4 Kodër të këtij qyteti.



2 persona të maskuar i kanë ngritur kurth kambistit në hyrjen e pallatit dhe e kanë goditur sapo ka tentuar të hyjë në ashensor.Raportohet se ata kanë mundur ti marrin një shumë prej 500 mijë lekë të reja.



Kambisti i grabitur është Ibrahim Didani, 70-vjec. Dy meshkuj dhe një femër raportohet se e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa i dëmtuari ndodhet në spital

Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth.