Ngjarje e rëndë në një çerdhe fëmijësh, flitet për dhjetëra të lënduar. Ja ku ka ndodhur

Të paktën 54 persona janë lënduar si pasojë e një s ulmi të një personi me një substancë k imike në një çerdhe në provincën jugperëndimore kineze Yunnan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas South China Morning Post, sulmuesi ka hipur mbi murin e një çerdheje në qytetin Kaiyuan dhe ka spërkatur mbi fëmijët dhe mësuesit sodë kaustike (Hidroksidi i natriumit).

Të paktën 51 fëmijë dhe 3 mësues janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Autori 23-vjeçar i s ulmit është arrestuar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimin për zbardhjen e rastit./Burimi: Anadollu