Ngjarje e rëndë në Vorë, punonjës i natës gjendet në zyrë i…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë të Tiranës. Nga informacionet e para që jep policia bëhet fjalë për një 56-vjecar që është gjetur i varur në vendin e punës.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës si dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetime për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 08:10, në Vorë në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar (me detyrë roje). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur nga policia