Ngjarje e rëndë, plagosen te punonjës policie, zbardhet sherri ku u përfshinë



Tre efektivë policie janë plagosur pasi u rrahën keq me sende të forta nga dy vëllezër. Mësohet se forat e rendit janë njoftuar për një konflikt që mund të përfundonte në një ngjarje të rëndë, mes dy vëllezërve dhe fqinjit të tyre.



Por kur kanë shkuar në fshatin Vranisht, janë përballur me dhunën e dy vëllezërve, njëri prej të cilëve i ka shpëtuar policisë dhe është shpallur në kërkim.



Njoftimi nga Policia: 

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, Policia ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.
—-
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi është konstatuar në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, duke drejtuar motorrin pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.