Ngjarje e rëndë te ‘Ura e Cenit’, arrestohen dy lezhjanë. Policia nxjerr detajet

Policia e Lezhës finalizoi operacionin policor “Dajçi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen dy të rinj, të kërkuar për veprat penale “V r asja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “A r mëmbajtja pa leje”.

Operacioni nga specialistët për Hetimin e K r imit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe pas një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Lezhë është finalizuar operacioni policor i koduar “Dajçi”, në kuadër të të cilit, u bë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim:

K. N., 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim.

K. P. (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me a rmë z jarri shtetasin S. N.