Ngjarje të rë.nda e vepra kr*minale… por Lleshaj e cilëson sukses të Policisë

Ministri i Brendshëm sot në një dalje publike ka referuar analizën policore për këtë vit.

Gjatë bërjes publike të analizës vjetor të punës që ka bërë Policia, Sanër Lleshaj e ka cilësuar si një vit shumë të sukseshëm.

“Viti 2018 është viti më i suksesshëm në luftë kundër kultivimit të kanabisit, të goditjes së grupeve kriminale dhe krimit të organizuar, të parandalimit të krimit”, u shpreh ai.

“Policia e Shtetit shqiptar është një polici e vogël, por problematika jonë nuk është e vogël, ende vazhdon që problematika të jetë e madhe dhe për të arritur që të kompensojmë mungesën e numrave të policisë, mbetet i rëndësishëm bashkëpunimi me qytetarët e këtij vendi.

Është e rëndësishme, është jetike që Policia e Shtetit të forcojë bashkëpunimin me qytetarët e këtij vendi, është e rëndësishme që qytetarët të rrisin besimin tek policia e tyre dhe për të rritur besimin ka vetëm një mënyrë: ta fitosh atë përmes punës, përmes integritetit, përmes ndershmërisë, përmes përkushtimit, përmes angazhimit dhe përmes sakrificës. Policia është marrë me kriminelët, është marrë me të keqen e vendit por nuk mjafton kjo.

Duhet që policia të merret edhe më të keqen e vendit por të merret edhe me qytetarët. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioriteti i prioriteteve në tërësi. Sigurisht që këtu është bërë shumë janë ngritur struktura, Task – Forca Qendrore është një histori suksesi, histori e cila duhet të vijojë të thellohet në këndvështrimin tim dhe në detyrat që së shpejti do të bëj publike për Policinë e Shtetit, për strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme.

Do të kërkohet që koncepti i Task – Forcës të shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit. E gjithë Policia e Shtetit shqiptar do të jetë Task – Forcë Qendrore për luftën kundër krimit të organizuar”.