Ngjela i fut fri.kën të gjithëve: Ju tregoj emrin e politikanit të parë që është drejt fundit të h.idhur, më pas…

Nga ma.rrëzia e tij, Meta u hodh kundër politikës amerikane, duke menduar se do ta mundte këtë politikë në funksion të zgjedhjeve të 30 qershorit. Zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit me një akt juridik absolutisht të pavlefshëm dhe mendoi se me këtë slogan do të ngrinte reaksionin antiperëndimor dhe antiamerikan në Shqipëri.

Shqipëria po hyn në jetën e saj të zhvillimit të pandërprerë, pasi ka qenë e marrë peng nga bandat qeverisëse për një kohë shumë të gjatë. Tani kuptohet se korrupsioni i lartë shtetëror nuk ka më asnjë shpresë. Në një vit rresht ky korrupsion kërkoi destabilizimin tërësor të Shqipërisë, por nuk e arriti dot. Shqiptarët nuk e përkrahën.

Çfarë ka qenë dhe çfarë është korrupsioni i lartë shqiptar?
Ai ka qenë dhe mbetet të jetë një korrupsion kryeministror, por është tërësisht një korrupsion njëqindvjeçar që ka mykur dhe ka paralizuar zhvillimin shqiptar. Në fakt, kjo ka qenë fatkeqësia e madhe e shqiptarëve, sepse gjithmonë klasat dirigjente të shtetit shqiptar kanë shkatërruar interesin kombëtar për interesin e tyre korruptiv.

Izolim, shitje territoresh gjithmonë, por në këta tridhjetë vjetët e fundit, shqiptarët panë me dhimbje shkatërrimin e të gjithë ekonomisë së prodhimit industrial, shkatërrimin e strukturës ujitëse të bujqësisë shqiptare; panë izolimin e zhvillimit ekonomik dhe shitjen barbare të burimeve natyrore – shkatërrimin me shfrytëzim barbar të fushave naftëmbajtëse, prerjen masive të pyjeve, pushtimin barbar të tokave dhe degradimin e minierave të kromit dhe bakrit; mbylljen e minierave të qymyrgurit, dhe shkatërrime të tjera – të gjitha me urdhër të fqinjëve tanë pushtues.

Kjo ka qenë një kohë shtypëse që u shoqërua me emigrimin e rreth dy milionë shqiptarëve. Por tani gjithçka korruptive po tërhiqet nën frikën e saj të shpronësimit dhe goditjes penale, e cila po vjen.

Koha e vështirë e shqiptarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor tani gjendet në hapat e fundit. Pavarësia e Kosovës dhe angazhimi ushtarak amerikan në Shqipëri dhe Kosovë, përqëndrimi perëndimor për pacenueshmërinë e territorit të Kosovës, dhe goditja tërësore e korrupsionit kryeministror shqiptar, janë veprime historike të lidhura me njëri – tjetrin dhe në shërbim të unifikimit të pritshëm të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani ky fenomen bashkimi kombëtar, dhe kjo luftë për likuidimin e korrupsionit 100 vjeçar kanë hyrë për të hapur rrugën e prosperitetit shqiptar.

Shqiptarët kudo ku ndodhen dhe që e kanë mendjen te Shqipëria e tyre dhe te bashkimi kombëtar, duhet të rrinë të qetë, sepse Reforma në Drejtësi shumë shpejt do t’ua kthejë atdheun e grabitur nga hajdutët dhe do ta forcojë realisht shtetin shqiptar dhe do nisë domosdoshmërisht procesin e bashkimit kombëtar shqiptar në të gjitha territoret shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në historinë e Shqipërisë sigurisht që do të hyjë si një njollë e zezë e saj akti i paskrupullt antikombëtar i këtij viti që u paraqit si një kryengritjeje të marrësh që donte destabilizim të shoqërisë shqiptare me motivin e “zgjedhjeve të lira e të ndershme”. Dhe e gjithë kjo nga një kompani njerëzish të lëshuar mendërisht që në 20 vjet vetëm kishin urryer zgjedhjet e lira. Ky ishte tabori i pështirë më korruptiv i Shqipërisë.

I gjithë tabori korruptiv që sokëlliu në tre vjet rresht për zgjedhje të lira… nuk ka qenë gjë tjetër vetëm se grupi i injorancës politike që ka urryer zgjedhjet e lira në Shqipëri.
Sot ai grup nuk ka më asnjë forcë, por çfarë pritet të ndodhë tani, dhe a do ta ndërtojnë dot shqiptarët institutin e votës së lirë?

Instituti i votës së lirë në Shqipëri deri më tani, në 25 vjet rresht, ka qenë një akt thuajse i pamundur. Por erdhi një çast që u diktua mirë nga analitika perëndimore që shqiptarët vetë nuk ishin në gjendje për ta vendosur institutin e votës së lirë.

Vota e lirë dhe e drejtë është institut, por që të ngrihet dhe të veprojë si akt juridik, ai kërkon institucionalizim. Por që të instutucionalizohej si votë e lirë, e drejtë dhe e pa cënuar nga ndërhyrja e parasë si shitblerje e saj, duhej më parë të likuidohej e gjithë klasa politike e korruptuar në Shqipëri.

Kjo, realisht kjo, ishte metoda e politikës dhe ekspertizës amerikane, e cila u pranua tërësisht edhe nga politika gjermane dhe, deri diku, edhe nga vetë politika e Bashkimit Europian në Bruksel.

Shqipëria, në funksion të kësaj politike, me forcën e ushtruar nga politika amerikane, dhe zhdëvjelltësia brilante e ambasadorit amerikan në Tiranë, zotit Donald Lu, në vitin 2016, me riformulimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e dominoi situatën politike, e cila tani ka hyrë me shumë vështirësi të krijuara nga korrupsion i lartë, në segmentin e fundit të ecjes së saj.
Tre kanë qenë penguesit e mëdhenj të kësaj Reforme: Berisha, Basha dhe Meta.
Tani ka mbetur vetëm një: Ilir Meta.

Çfarë po bën tani presidenti i Shqipërisë?
Është aktualisht i likuiduar. Në fakt ky u përdor nga korripsioni i lartë shqiptar si guri i fundit antiamerikan dhe antireformë në Shqipëri.
Në fakt ka vepruar krejt në jerm dhe i pushtuar nga një psikikë e çorientuar që nuk e la të thoshte asgjë.
Në fakt, Meta nuk arriti ta kuptonte që realisht ka qenë një president i pafuqishëm, dhe në Shqipëri nuk ka pasur kurrë një mbështetje të gjerë.

Nga marrëzia e tij, Meta u hodh kundër politikës amerikane, duke menduar se do ta mundte këtë politikë në funksion të zgjedhjeve të 30 qershorit. Zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit me një akt juridik absolutisht të pavlefshëm dhe mendoi se me këtë slogan do të ngrinte reaksionin antiperëndimor dhe antiamerikan në Shqipëri. Madje me mendjelehtësinë e njeriut të trembur doli hapur kundër qëndrimit amerikan dhe i kërkoi ndihmë ndonjë ambasadori që shteti i tyre ta “shpëtonte Shqipërinë nga Amerika”. Ishte një turp, por që politikat perëndimore e pritën si një akt aventuresk të një njeriu të trembur nga goditja antikorrupsion.

Çfarë ishin zgjedhjet e 30 qershorit të këtij viti dhe si mendoi që t’i përdorte në favorin e vet korrupsioni shqiptar?

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin në fakt një cak shtetëror që nuk duhej shkatërruar, sepse shkatërrohej vetë shteti shqiptar. Prandaj këto zgjedhje nuk kishin lidhje fare me modelin apo me cilësinë e tyre, por vetëm me qëndrueshmërinë e shtetit shqiptar; dhe prandaj u mbrojtën aq vendosmërisht nga politika amerikane dhe ajo gjermane.

Shteti shqiptar u kërcënua hapur me mësymje anarkike dhe banditeske për ta shpërbërë me forcë. Në fakt kjo ishte një skemë ruse në fillim, por edhe serbe më pas, madje nuk përjashtohet as interesimi i neoosmanizmit turk të Erdoganit.

Gjithçka ishte hedhur brutalisht kundër Shqipërisë, dhe gjithçka u luajt së brendshmi nga korrupsioni i lartë shqiptar. Por qëndrimin më elokuent e mbajti zv.sekretari i shtetit amerikan kur tha me theks se : “targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë”.

Tani po shihet se gjithçka u shkatërrua nga forca konkrete e politikës amerikane, e cila e çoi deri në Ekstrem kërcënimin ndaj lidërshipit të korruptuar PD dhe LSI, dhe tani pritet ecja e qetë e Reformës në Drejtësi dhe procesit juridik të shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Por, në lidhje me presidentin Meta ngrihet kjo pyetje: A do ta çojë deri në Gjykatën Kushtetuese maxhoranca aktuale procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta?
Kjo duhet të jetë një rrugë pa kthim, dhe prandaj kështu do të ecë: drejt shkarkimit. Madje ky do të quhet akti i parë juridik i procesit anti – korrupsion në Shqipëri.