Ngjela tregon kush e mbron mafien e ndërtimit dhe pyet: A do e godasë SHBA?

Avokati Spartak Ngjela akuzon mafien e ndërtimit në vend si përgjegjëse për tragjedinë e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një koment të tij ai analizon se tashmë është e qartë se forca shkatërruese e vlerave të Shqipërisë janë kryeministrat antishqiptarë dhe mafia e ndërtimit.

“E gjitha kjo mafie është sot nën mbrojtjen e Ramës, Berishës dhe Metës. Por janë të kapur që të tre tani. Bashkë e kanë përdorur mafien e ndërtimit, dhe provat tani janë sheshit. Prandaj, shqiptarët ishin të kapur në kurth, dhe nuk lëviznin dot.”, analizoi Ngjela duke pyetur: “ Po tani?”

Ai mendon se shqiptarët tani po e presin shpëtim nga Amerika për denoncimin me provua të Mafies së ndërtimit me korrupsionin e lartë shqiptar.

“Kjo duhet të jetë ndihma e parë që duhet të japë FBI për shkallmimin e korrupsionit të tipit mafioz në Shqipëri.”

Avokati gjykon se nëse SHBA nuk ndërhyn me forcë për të shpëtuar shqiptarët, atëherë mafia bilaterale e ndërtimit me korrupsionin e lartë shtetëror, do shkatërrojë Shqipërinë dhe do të ikë me paratë e grabitura në varfërinë shqiptare.

“SPAK – u është drejt formimit tani, sepse Prokuroria e Posaçme doli në formim. Bashkë me tërmetin, Shqiptarëve iu qëlloi që të shtynin në gropë edhe mafien e ndërtimit, edhe korrupsionin e lartë shtetëror, sjellësin real të fatkeqësive shqiptare në 30 vjet.”