Ngrihet alarmi, Covid mbijeton tek mishi i ngrirë më shumë se tre javë. Shkencëtarë paralajmërojnë për…



Të tjera detaje vijnë kësaj here nga një studim për Covid-19. Sipas studiuesve, ai arrin që të jetojë tek mishi i ngrirë për më shumë se tre javë.



Kështu ky bëhet një tjetër “vend” potencial rreziku për infektim. Sipas shkencëtarëve, nga kampionet e marra nga një pjesë salmoni, mish pule dhe derri nga supermarketet në Singapor, të cilat u prenë në feta duke i infektuar me Covid, ku mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën më pas në temperaturat e ngrirjes për të parë nëse virusi mund të mbijetonte.



Pas 21 ditësh, covid ishte akoma i pranishëm në mostrat e mishit dhe të peshkut dhe për këtë arsye, shkencëtarët paralajmërojnë se shpërthimet  janë të mundura edhe nga ushqimet e tilla. /ShkodraNews