Ngrihet alarmi, i infektuari me Covid shkon në varrim.  Nis testimi i mbi 200 personave



Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në fshatin Mouriki në Halkida të Greqisë. Sipas raportimeve të mediave vendase, një 63-vjeçar i infektuar me Covid, ka thyer karantinën dhe ka marrë pjesë në një varrim, ku ishin prezentë më shumë se 200 persona.



Sipas autoriteteve lokale të policisë, dhjetëra njerëz nga fshatrat Platanakia, Ypato, Loutoufi dhe Mouriki në zonën e Thebes, si dhe nga Loukisia në Komunën e Halkida, morën pjesë në këtë funeral dhe ranë në kontakt, disa më pak, disa më shumë, me pacientin.



Ndërkaq kanë nisur të bëhen tamponë për të evidentuar të infektuarit.