Ngritën në këmbë një Shqipëri të tërë/ Ata po vijnë sërish, paralajmërohet diçka e jashtëzakonshme….

Lëvizja për Universitetin ka bërë një paralajmërim të fo.r.të. Në një shënim në rrjetin social Facebook, paralajmërohet nisja e protestave nga studentët në të gjithë vendin.

Ja shënimi i plotë:

STUDENTËT PO VIJNË!

Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar.

Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima.

Këtë situatë nuk e mbulon dot as pakti dështak i Edi Ramës me vetveten, as karta qesharake e Erion Veliajt me klientët e tij, as bojatisja e disa konvikteve dhe as rishpërndarja e disa burokratëve nëpër bordet e administrimit.

Studentët nuk kanë rënë në gjumë!

Studentët po vijnë!

Lëvizja Për Universitetin