Nis numërimi mbrapsht për horrat e pushtetit dhe politikës, ja ç’po ndodh

Me mbështetjen e fortë të SHBA dhe BE, pritet të ngrihet deri në mbyllje të qershorit dhe SPAK, institucioni që do të kalojë në “satër” të gjithë “peshqit e mëdhenj”. Po bëhet dhe seleksionimi i dosjeve të mëdha që do të jenë objekt i nisjes së punës së SPAK, ndërsa në Gjykatën e Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka nisur “evakuimi” i të gjitha dosjeve të rënda. Mes tyre janë dosjet e “Gërdecit”, “Rrugës së Kombit”, “21 janarit” dhe një sërë dosjesh të tjera. Ndaj Berisha ka lëvizur nga “binarët”, Monika është hallaktur dhe Meta po hesht në mënyrë të panatyrshme, përfshirë dhe Ramën e Bashën që po bëjnë ‘pirueta” të çuditshme, pasi janë të “zhytur”

Konstituimi i institicioneve të drejtësisë re po ecën me ritme jashtëzakonisht të shpejta, pikërisht në momentin kur mendohej se ishte bllokuar gjithçka.

Në fillim u ngrit në kohë rekord KLGJ dhe KLP, që filluan menjëherë punën, dhe ku KED për anjë moment nuk e u shpërbe, pavarësisht tentativave të Metës, herë përmes propozimit të Vitore Tushës për në krye të KLSH apo pengesa të tjera fiktive.

Me mbështetjen e fortë të SHBA dhe BE, pritet të ngrihet deri në mbyllje të qershorit dhe SPAK, institucioni që do kalojë në “satër” të gjithë “peshqit e mëdhenj” të abuzimit, krimit e të trafikut në Shqipëri.

Me të njejtin intensitet po bëhet dhe seleksionimi i dosjeve të mëdha që do të jenë objekt i nisjes së punës së SPAK, dhe mendohet që do të jetë vjedhjet dhe vrasjet politike apo krimet shtetërore që do të ketë “fatin” e hetimit që në startin e këtij institucioni.

Në këtë këndvështrim, me sa duket ka filluar dhe numërimi mbrapsht për të gjithë maskarenjtë e pushtetit e politikës, pasi në Gjykatën dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka nisur “evakuimi” i të gjitha dosjeve të rënda.

Nga Gjykata e Lartë janë paraqitur pranë Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda me një karrocë të mbushur me dosje, të cilat i kanë dorëzuar pranë sekretarisë së këtij institucioni, “stacioni” i parafundit, përpara se të mbërrijnë në tryezën e SPAK sapo të ngrihet.

Nuk dihet nëse dosjet janë për hetim-gjykim që lidhen me çështje konkrete, por mësohet se mes tyre janë dosjet e rënda të “Gërdecit”, “Rrugës së Kombit”, “21 janarit” dhe një sërë dosjesh të tjera, të cilat pritet të rithehen për rihetim dhe rigjykim nga drejtësia e re.

Ndaj Berisha ka lëvizur nga “binarët”, Monika është hallaktur dhe Meta po hesht në mënyrë të panatyrshme, përfshirë dhe Ramën e Bashën që po bëjnë ‘pirueta” të çuditshme, pasi njëri është i zhytur në abuzimin me koncensionet ndërsa tjetri ka probleme me “Rrugën e Kombit”, ku i vodhi shtetit me një “dorë” 230 milionë euro.

Ora e drejtësisë me sa duket ka ardhur për të gjithë maskarenjtë e politikës dhe pushtetit në Shqipëri dhe me ndihmën e SHBA e BE dhe shpresën e Zotit, këta abuzues dhe njerëz të krimit në krye të shtetit, qeverisjes dhe politikës në Shqipëri, t’i shohim sa më shpejt në burg./Pamfleti