Niset drejt Shqipërisë, me mijë euro të fshehura, por i ndodh hataja

E pëson keq një shtetas maqedonas i cili nuk ka deklaruar mbi 40 mijë euro në doganën italiane, para se të nisej për në Shqipëri.

Policia Doganore në bashkëpunim me Policinë e Barit dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi maqedonas i cili udhëtonte drejt Shqipërisë.

Shtetasi kishte me vete 43 mijë euro cash të padeklaruara.

Sipas ligjit aktual në Itali, shtetasi i ndaluar jo vetëm që do të hetohet për paratë e padeklaruara, por do të paguajë gjithashtu edhe një gjobë që prek shifrën e 5 mijë eurove, për mosdeklarim pasurie në udhëtim.