Nishani bën paralajmërimin bom.bë: Do ketë përpla.sje të rrezikshme

Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur lidhur me krizen politike ne vend.

Ne nje interviste per Kosova Press, Nishani ka folur edhe per perp.lasjet mes Metes dhe Rames.

‘Degradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka cuar drejt një krize të madhe institucionale, politike dhe ekonomike, të cilën asnjëherë nuk e ka pasur deri me tani. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme’, tha Nishani, teksa pretendon se Shqipëria sot ka institucionet më të dobëta që ka pasur ndonjëherë

Sipas Nishanit, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë pjesë e politikës dhe për këtë arsye kjo situatë duhet të merret me seriozitet, duke paralajmëruar se çdo neglizhencë mund të sjell një përplasje mes qytetarëve dhe politikës.

Ish-presidenti fajëson qeverinë e Ramës për situatën politike, ndërsa pretendon se integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar dhe shqiptarët rrezikojnë lëvizjen e lirë.