Nisin protestat kunder Voltanës, ja si po i tradhton demokratët kryebashkiakja

Dashuria e re qe Voltana Ademi ka nisur prej disa javesh me socialistet ne Shkoder, e ka vene kryebashkiaken perballe demokrateve, tashme ne rolin e tradhetares. Mirepo te frikesuar per te mos i dale perballe haptaz nga frika e hakmarrjes per punesimet qe kane perfituar, de,okratet kane gjetur instrumenta te ri qe ti dalin kundra kesaj marreveshje qe po konkretizohet me tendera e favore. Keshtu duke mos u pajtuar me ndryshimet e ndodhura ne tenderin e pastrimit te Shkodres, qe tashme i ka kaluar ne duar socialisteve, pikerisht nipit te deputetit Sadri Abazi, kjo me forme gjyqesore, demokratet jane hedhur ne sulm.

Ato kane gjetur bashkimin e sindikatave te pavarura dega Shkoder dhe punonjesit e pastrim gjelberimit qe te protestojne perpara bashkise, duke kundershtuar keto ndryshime.
“Kërkojmë rikthimin në punë i firmës së vjetër, pasi i plotëson të gjitha nevojat e Bashkisë së Shkodrës. Firma është në proces gjyqësor. Duhet të rikthehen punonjësit në punë. Nuk lejohet në asnjë moment largimi i tyre nga puna.”-shprehet një prej protestuesve.

Një tjetër protestues deklaroi se kompania e re i ka ulur rrogën, pa asnjë arsye.
“40 vjet punë kamë aty. Kur kam shkuar aty, më kanë uluar pagën. Më thanë ik.”-shprehet ai.
“Jam sot pa punë. Ai që ka marrë tenderin nuk më ka futur shofer, por një njëri të vetin.”-ankohet një tjetër protestues.

Keto pretendime jane kaluar ne heshtje nga Ademi ndersa vete firma nuk ka thene asnje gjysem fjale. Mekanizmat e rinj te sulmit qe PD po i ben kryebashkiakes se saj, duket se jane sinjali i pare i nje sulmi te ri qe mund te ndryshoje shume gjera ne Shkoder./ShkodraNews