Një burrë parkon makinën, del jashtë dhe shkelmon një qen. Ai kthehet me “shokët” e tij dhe i shkatërron makinën. Shikoni videon e ngjarjes së pabesueshme

A e dini thënien “Mos e zgjoni qenin që po fle”? E pra, protagonisti i kësaj historie nuk e ka dëgjuar këtë proverb të vjetër anglez, përndryshe ai nuk do ta kishte bërë këtë gabim. Por më lejoni t’ju tregoj historinë.

Unë kurrë nuk e kam kuptuar pse disa njerëz dëmtojnë kafshët, shkruan ShkodraNews. Çfarë kënaqësie mund të marrin këta individë mizorë duke dhunuar qen dhe kotele, këtë nuk do ta kuptojmë kurrë. Megjithatë, këta njerëz ekzistojnë.

Këtu është njëri prej tyre. Një burrë parkon makinën e tij, shkruan ShkodraNews. Duke dalë nga makina, ai vëren një qen të shtrirë afër. Pa ndonjë hezitim, njeriu e godet atë. Krijesa e gjorë ngrihet, shikon personin që e goditi dhe largohet.

Kjo mund të përfundonte këtu, por historia ka një vijim. Në fakt, kur burri u largua nga makina e tij “e çmuar”, qeni u kthye me shokët e tij me katër këmbë. Kafshët filluan të kafshojnë dhe të thyejnë makinën, duke e dëmtuar rëndë atë!

Mund të imagjinojmë fytyrën e burrit kur ai gjeti makinën e tij të shqyer nëpër nofullat e këtyre qenve! Ne do të dëshironim ta shihnim atë, por djali që regjistroi këtë akt hakmarrës nuk mund të priste derisa pronari i veturës të kthehej.

Ndajeni këtë me familjen dhe miqtë tuaj, në mënyrë që kjo histori të arrijë ata që përdorin dhunën kundër kafshëve dhe t’u japë atyre një mësim. /Përshtati: ShkodraNews